Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se Kosova duhet të angazhohet më shumë në dialogun me Serbinë dhe në zbatimin e reformave.“Duhet të kemi progres në dy fusha kryesore: së pari, Qeveria duhet të përkushtohet në ndërmjetësimin dhe lehtësimin e dialogut me Serbinë, që është pjesë e planit të rritjes së BE-së. Së dyti, duhet të shtyjë përpara reformat dhe sundimin e ligjit, të cilat çojnë në zhvillim ekonomik, stabilitet dhe arsim cilësor,” deklaroi Orav. Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Boven, tha se për Holandën, forcimi i sundimit të ligjit është prioritet kryesor. “Sundimi i ligjit jo vetëm që e ndihmon Kosovën të ecë përpara drejt BE-së, por gjithashtu është përgjigja ndaj nevojave dhe aspiratave të qytetarëve të Kosovës,” theksoi Boven. Ndërkohë, drejtoresha ekzekutive e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha-Stublla, kritikoi qeveritë e kaluara për mungesë të përkushtimit në procesin e integrimit evropian, u shpreh ajo.
