Milorad Dodik

BE-ja duhet që ta sanksionojë liderin e serbëve të Bosnjës, M. Dodik, i cili po përpiqet për t’u shkëputur nga Bosnja e Hercegovina

Bashkimi Evropian duhet që ta sanksionojë liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik për përpjekjet e tij për t’u shkëputur nga Bosnje e Hercegovina, tha të hënën ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Barbok. Ajo  që mori postin e ministres së Jashtme javën e kaluar, u tha gazetarëve në Bruksel, se situata në Bosnje dhe Hercegovinë është “shqetësuese” dhe se përpjekjet e Dodikut që Republika serbe të shkëputet nga Bosnja, ishin “të papranueshme”. “Për mua personalisht kjo nënkupton që regjimi ekzistues i sanksioneve duhet të përdoret dhe kundër zotit Dodik”, tha ajo pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së, ku ajo bëri presion për sanksionimin e Dodikut.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …