Bashkimi Evropian ende nuk ka marrë një vendim nëse do t’i largojë masat ndëshkuese që ia ka vendosur Kosovës për shkak të situatës që ishte krijuar në veri të vendit, edhe pse Qeveria ndërmori hapa për shtendosje të situatës. Nga BE-ja kanë thënë se presin që Kosova të ndërmarrë hapa të tjerë në këtë drejtim. “Ne mirëpresim përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes së arritur dhe presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim”, thuhet në përgjigjen e BE-së. Më tej përmend edhe takimin që pati në Bratislavë emisari i BE-së Mirsollav Lajçak me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Ata diskutuan përgjigjen e Kosovës ndaj kërkesave të BE-së për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, organizimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale në 4 komunat veriore dhe kthimin në zbatimin e Marrëveshjeve të Dialogut, sipas deklaratës së 27 vendeve të BE-së të lëshuar më 3 qershor”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …