leoni

Bosnja do të lehtësojë procedurat për qytetarët e Kosovës

BE-ja është poshtëruar nga Amerika pasi administrata e Bidenit dërgoi emisarët e vet në Bosnje, për të ulur tensionet

Mediet në Britaninë e Madhe  shkruajnë se Bashkimi Evropian është poshtëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi administrata e  Bidenit u detyrua të dërgonte emisarët e vet  në Bosnjë dhe Hercegovinë, për të ulur tensionet. Zyrtarët amerikanë kanë qenë në një vizitë dy-ditore në Bosnjë dhe Hercegovinë që nga e diela në një përpjekje për të zbutur tensionet në rajon të shkaktuara nga zhgënjimi në përpjekjet e dështuara të BE-së për të ofruar ndihmë, shkruajnë mediet në Britaninë e Madhe. Një çerek shekulli pasi Marrëveshja e Paqes e Dejtonit i dha fund luftës civile në Bosnjë, zyrtari më i lartë ndërkombëtar në vend paralajmëroi këtë javë se vendi mund të jetë në prag të shpërbërjes edhe një herë. Përfaqësuesi i Lartë i Kombeve të Bashkuara, Christian Schmidt, tha se nëse separatistët serbë do të zbatonin paralajmërimin e tyre për të krijuar një ushtri të veçantë serbe të Bosnjës, misioni paqeruajtës ndërkombëtar mund të duhet të zgjerohet. Ai i përshkroi kërcënimet nga lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik për t’u tërhequr nga institucionet e nivelit shtetëror të Bosnjë-Hercegovinës duke përfshirë ushtrinë dhe për të krijuar të reja për Republikën Serbe, si “të barasvlershme me shkëputjen pa e shpallur atë”.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …