Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomash Sunyog, ka reaguar pas votimit të Ligjit për Këshillin e Pavarur të Mediave dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pa i marrë parasysh rekomandimet e dhëna nga ekspertë të brendshëm dhe ndërkombëtarë. Szunyogu ka thënë se Kuvendi ka humbur mundësinë për t’i pasur dy ligje të mira, atë për KPK-në dhe KPM-në, por kjo gjë dështoi në inkorporimin e plotë të rekomandimeve të BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Në fund të fundit, ligjet e mira nuk kanë të bëjnë vetëm me rrugën e Kosovës drejt BE-së. Ato kanë të bëjnë me sigurimin e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe mbrojtjes së qytetarëve. Na vjen keq që Kuvendi nuk arriti t’i trajtojë këto shqetësime kryesore dhe të përafrohet me standardet e BE-së dhe standardet evropiane”, ka shkruar Szunyog.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …