Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që në kuadër të procesit të dialogut që ajo e bënë me Serbinë, të gjendet edhe zgjidhja për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë, që sipas një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës, nga 1 shkurti, përdorimi i kësaj kjo valute ndalohet në territorin e Republikës së Kosovës. “Ne natyrisht kemi marrë shënime për këtë, dhe po ashtu kemi marrë shënime për pasojat që ky vendim ka dhe do të ketë në komunitetin serb. Kjo ngreh shqetësime, pikërisht për impaktin që do ta ketë në komunitetin serb, sidomos në shkolla dhe spitale, për të cilat nuk ka proces alternativ i qasshëm për momentin”. “Kjo rregullore do ketë ndikim direkt në jetët e përditshme të shumicës së komunitetit të serbëve të Kosovës, që marrin pagë apo asistencë financiare nga Serbia, në dinar serbë. Ne thërrasim për një periudhë të duhur të tranzicionit që lejon gjetjen e një zgjidhje të negociuar, në këtë çështje specifike”tha zëdhënësi për politikë të jashtme i BE-së, Peter Stano, gjatë një konference të hënën në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …