leoni

BE-ja i bën thirrje Kreshnik Radoniqit, që transparenca në KQZ të jetë thelbësore për një proces zgjedhor të besueshëm

Zëvendëskryetari i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së, Thomas Boserup, theksoi rëndësinë e transparencës në çdo proces zgjedhor gjatë një takimi me kryesuesin e KQZ, Kreshnik Radoniqi. Boserup, së bashku me analisten zgjedhore Marçela Mašková dhe analisten juridike Eirini Skouzu, diskutuan për ecurinë e procesit zgjedhor dhe trajtimin e votave, përfshirë ato postare dhe me kusht. Radoniqi informoi përfaqësuesit e BE-së mbi avancimin e numërimit të votave dhe përpjekjet për të siguruar një proces zgjedhor të besueshëm dhe transparent. Ai theksoi angazhimin e KQZ-së për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor dhe për të mbajtur qytetarët të informuar. Përfaqësuesit e BE-së nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe të rregullt me institucionet përgjegjëse, duke theksuar se mbledhja e të dhënave nga të gjitha palët e interesuara është kyçe për raportin përfundimtar të MVZ-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Parlamenti Evropian kërkon përshpejtim të procesit të integrimit të Kosovës dhe heqjen e masave ndëshkuese të BE-së

Në diskutimet që u zhvilluan në Parlamentin Evropian, shumica e deputetëve kërkuan që procesi i …