Bashkimi Evropian ka reaguar pas mbylljes së strukturave paralele të mbështetura nga Serbia në Kosovë, duke e cilësuar këtë hap si në kundërshtim me detyrimet e Kosovës ndaj bllokut evropian. Sipas deklaratës së Anita Hipper, zëdhënëse e Shërbimit të Jashtëm dhe Politikës së Sigurisë së BE-së, këto veprime janë kryer në një kohë delikate, përkatësisht gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke rritur tensionet. “Statusi i këtyre strukturave duhet të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja,” theksoi Hipper, duke shtuar se veprime të tilla kontribuojnë në përshkallëzimin e situatës dhe bien ndesh me heqjen graduale të masave ndaj Kosovës, siç përcaktohet në konkluzat e Këshillit të vitit 2024 për zgjerim. Në reagim përmendet gjithashtu monitorimi nga EULEX mbi përputhshmërinë e këtyre veprimeve me mandatin e tyre dhe kërkohet nga Kosova të demonstrojë qëndrueshmëri ndaj zotimeve të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Kontrolloni gjithashtu
Besian Mustafa, ka theksuar se një nga prioritetet e LDK-së është përfshirja e gazit amerikan në furnizimin me energji, në Kosovë
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa, ka theksuar se një nga …