Bashkimi Evropian kërkon që në Serbi të sigurohet liria e shprehjes si e drejtë themelore dhe të mos dënohen ata që protestojnë kundër madhërimit të kriminelëve të luftës. Kështu tha zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të zgjerimit, Ana Pizonero, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë lidhur me dënimin me burg të një aktivisteje në Serbi për shkak se kishte hedhur vezë në një mural të gjeneralit Ratko Mlladiq, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte dhe gjenocid. Drejtësia duhet të sigurojë përgjegjësi për krimet e luftës, e jo të dënojë ata që protestojnë kundër madhërimit të kriminelëve të luftës”, tha Pisonero. Liria e shprehjes është e drejtë themelore në BE, e cila duhet të mbrohet. Çfarëdo mase e heqjes së lirisë apo çfarëdo sanksionimi penal duhet të jetë i justifikuar dhe proporcional. Një masë e tillë e vendosur në bazë të shprehjes së qëndrimeve politike është problematike dhe i nënshtrohet kufizimeve të prera sipas nenit 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut”, sakësoi zonja Pizonero.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …