BE-ja

BE-ja nuk e njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, konfirmon zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, ka reaguar pas raportimeve, të disa gazetar[ve të Kosovës, ku shfaqet një hartë e Evropës me Kosovën si pjesë të Serbisë, në zyrën e Miroslav Lajçakut. Stano  ka thënë se BE-ja ka status neutral në këtë çështje, duke shtuar se në Kosovë duhet të merren me shumë me dialogun dhe problemet rreth tij. “Pretendimi rreth hartës është totalisht i pavend dhe i rremë. Kjo hartë zyrtare e BE-së është një linjë me pozicionin e BE-së – status neutral. Do të doja të rekomandoja secilin që të fokusohet në problemet reale që ndihmojnë në avancimin e normalizimit të dialogut, në vend se të përpiqen të bjënë raporte të rreme”, ka shkruar Stano, duke komentuar disa gazetarët të Kosovës, të cilët sado të mençur që paraqiten në mediet e tyre, nuk e dinë se BE-ja nuk e ka pranuar  pavarësinë e Kosovës, ndërsa vendin tonë e konsideron si pjesë të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …