leoni

BE-ja pritet të vendosë për mënyrën e ndërmjetësimit të dialogut Kosovë-Serbi

Kryediplomatja e re e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, pritet të marrë një vendim të rëndësishëm për vazhdimin e procesit të ndërmjetësimit në dialogun Kosovë-Serbi. Opsionet përfshijnë vazhdimin e këtij procesi përmes një Përfaqësuesi Special, siç ka ndodhur gjatë mandatit të Josep Borell, ose marrjen personale të kësaj detyre nga Kallas. Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, ka deklaruar se mandati aktual i Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, mbetet i vlefshëm deri më 31 janar 2025. Ajo ka shtuar se së shpejti BE-ja do të bëjë një njoftim zyrtar për drejtimin e ardhshëm të procesit. Më parë janë përfolur disa emra të mundshëm për të zëvendësuar Lajçakun, por mungesa e konsensusit ka çuar në zgjatjen e mandatit të tij. Kallas tani përballet me vendimin strategjik për të përcaktuar strukturën dhe qasjen që do të ndjekë BE-ja në ndërmjetësimin e dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur sot ka mbajtur një sesion informues me familjarët e të zhdukurve

Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë

Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …