Bashkimi Evropian shprehet i zhgënjyer pasi qeveria e Kosovës nuk dëgjoi këshillat e bllokut dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjatjen e afatit lidhur me konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës. Në një komunikatë të BE-së, lidhur me këtë rast thuhet se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat e vjetra, por procesi duhet të zhvillohet në mënyrën e dakorduar, në dialog dhe të zbatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, konsultative”. Ndonëse vendimi është një hap në drejtimin e duhur, ai nuk është në përputhje me Marrëveshjet e Dialogut, të cilat janë të detyrueshme për të dyja palët. Marrëveshja e vitit 2016 parashikonte një proces të renditur dhe të përcaktuar qartë me një afat kohor 12 mujor për procesin e konvertimit i cili nuk është ndjekur. Kosova duhet të lejojë një periudhë më të gjatë tranzicioni. Kjo ka qenë këshilla e vazhdueshme e partnerëve më të afërt të Kosovës, përfshirë BE-në dhe Shtetet e Bashkuara. Është zhgënjyese të shohësh se nuk është ndjekur” këshilla, thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …