Zyra për Politikë të Jashtme e BE-së, në një komunikatë për medie ka komentuar zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të shtetit. Ende mungon urimi zyrtar. Zyra e zonjes Mogherini thotë se Thaçi u zgjodh kryetar në një situatë të tensionuar e përçarëse. “Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Hashim Thaçin President të Kosovës, në një atmosferë të tensionuar dhe përçarëse. Skenat që kemi parë dje në Kuvend, për një rast të tillë, janë tejet shqetësuese”, thuhet në njoftim. Aktet e dhunës në çdo formë dhe nga kushdo janë të papranueshme. Retorika nxitëse vetëm sa e thellon ndarjen dhe e bën të vështirë dialogun. Ne presim që liderët politikë të Kosovës të veprojnë me përgjegjësi dhe bashkë të ulin tensionet, thuhet në komunikatën e BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …