Peter Stano

BE-ja u bën thirrje institucioneve të Kosovës të marrë në shqyrtim të gjithë faktorët për zgjedhjet e 18 dhjetorit, në Veri

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të jenë të kujdesshme për t’i shqyrtuar të gjithë faktorët që zgjedhjet e planifikuara në komunat veriore më 18 dhjetor, të mbahen në rrethana qetësie. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano dënon sulmet e dhunshme që ndodhën në veri të Kosovës. Ai u ka bërë thirrje palëve që të përmbahen nga dhuna e aktet provokative dhe të përkushtohen për kthimin e menjëhershëm të atmosferës së sigurt. Kur shqyrtohet organizimi i zgjedhjeve të pjesshme në veri, autoritet e Kosovës duhet të marrin parasysh të gjithë faktorët e sigurisë, administrativë dhe politikë për t’u siguruar që zgjedhjet të jenë përfshirëse dhe në rrethana qetësie”, ka thënë, Peter Stano. Edhe ambasada amerikane në Prishtinë, ka vlerësuar se kushtet e brishta të sigurisë nuk e lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve sipas datës së përcaktuar. Beogradi zyrtar  i ka kundërshtuar gjithashtu zgjedhjet e planifikuara për komunat veriore. Petar Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovën”, ka thënë se “Albin Kurti dëshiron të imponojë zgjedhje në veri.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha mbështet Haxhiun, Duda Balje abstenon

Deputeti Veton Berisha votoi pro kandidaturës së Haxhiut, ndërsa deputetja Duda Balje nuk mori pjesë …