leoni

BE: Me 27 gusht në Bruksel do të zhvillohet një takim në nivel ekspertësh në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi

BE: Me 27 gusht në Bruksel do të zhvillohet një takim në nivel ekspertësh në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi

Burimet e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar të martën se më datën 27 gusht në Bruksel do të zhvillohet një takim i radhës në nivel ekspertësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimin Evropian. Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, ka konfirmuar zhvillimin e këtij takimi të enjten, por pa dhënë hollësi tjera. Burimet diplomatike në BE kanë paralajmëruar se në fillim të shtatorit do të mund të zhvillohet edhe një round i takimit në nivelin e lartë mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në Bruksel deri më tani është biseduar për të pagjeturit, të zhvendosurit dhe për bashkëpunimin ekonomik. /rel/

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …