leoni

BE përshëndet përparimin në çështjen e personave të zhdukur dhe kërkon formimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Gjiofre, përshëndeti formimin e komisionit të përbashkët ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për personat e zhdukur, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në trajtimin e kësaj çështjeje humanitare. Ai theksoi se rreth 1.600 qytetarë,  ende rezultojnë të zhdukur dhe u bëri thirrje autoriteteve të përfshira të punojnë për t’u dhënë përgjigje familjeve të tyre. Komisioni i përbashkët do të fillojë punën në janar 2025, nën drejtimin e një përfaqësuesi special. Në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Gjiofre deklaroi se qëndrimi i Brukselit mbetet i pandryshuar, duke theksuar se të dyja palët në dialogun Kosovë-Serbi duhet të përmbushin obligimet e tyre. Ai rikujtoi rëndësinë e këtij hapi si pjesë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve, duke nënvizuar pritjet për veprim konkret nga Prishtina. BE do të vazhdojë të insistojë në këtë drejtim për të çuar përpara dialogun dhe stabilitetin në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Kryekuvendari Konjufca, krekoset se Kosova qenka kampion i demokracisë, duke fshehur jo vetëm shkeljet e Gjykatës Kushtetuese

Kryekuvendari  i krekosur, Glauk Konjufca, thotë se Kosova qenka kampion i demokracisë, duke fshehur faktin …