Vendet anëtare të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë seriozisht kufizimin e regjimit të Shengenit gjatë dy viteve të ardhshme. Krejt kjo bëhet si pasojë e krizës së emigrantëve dhe refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika që kanë vërshuar Evropën. Siç raporton Asocciated Press, secili prej 26 shteteve anëtare të Shengenit, do ta ketë mundësinë që të vendosë në mënyrë të njëanshme për kontrollet kufitare për gjashtë muaj. Madje nuk përjashtohet mundësia që kjo periudhë kohore të zgjatet edhe për dy vite të tjera, nëse konstatohet se ndonjëri nga shtetet po dështon në mbrojtjen e kufijve. Zyrtarët e lartë në Bruksel kanë kritikuar jo pak Greqinë, e cila sipas tyre, nuk po i mbron mjaftueshëm kufijtë e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …