Bashkimi Evropian, është deklaruar në lidhje me çështjen e zgjedhjeve në Kosovë, më saktësisht me certifikimin e partive politike, duke thënë se ‘‘mos certifikimi i një partie politike për shkak të konsideratave politike dhe jo procedurave ligjore do të ishte një regres serioz’. Këtë koment, BE e ka ndërlidhur me Listën Serbe, parti kjo e cila fillimisht nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por që më pas vendimi i këtij organi është anuluar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. BE-ja thotë se procesi i certifikimit duhet të bazohet në standarde dhe procedura ligjore në përputhje me ligjin në fuqi, dhe jo në konsiderata politike, dhe se procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike. BE-ja dhe shtetet anëtare të saj kanë nënvizuar në konkluzionet e Këshillit të 17 dhjetorit zhvillimet pozitive në Kosovë sa i përket kornizës zgjedhore, bazuar në rekomandimet e BE-së, para zgjedhjeve të 9 shkurtit. Përderisa Kosova dhe qytetarët e saj gëzojnë një demokraci të gjallë, mos certifikimi i një partie politike për shkak të konsideratave politike dhe jo procedurave ligjore do të ishte një regres serioz.
Kontrolloni gjithashtu
Augustin Palokaj: Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të jetë një proces i ngadalshëm dhe i sfiduar edhe në vitin 2025
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të jetë një proces i ngadalshëm dhe …