BE: Qeveria e Kosovës nuk mund të hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe jashtë dialogut të Brukselit

Bashkimi Evropian sërish ka konfirmuar  se Qeveria e Kosovës nuk mund  të hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe jashtë dialogut të Brukselit. Sipas tyre, çdo propozim duhet të diskutohet me Serbinë, ndërmjetësuesin e BE-së si dhe të jetë në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015.  Përkitazi me këtë, në unionin evropian kërkojnë nga qeveria  që pa vonesa ta dërgojnë draft-statutin e Asociacionit, të hartuar nga BE-ja në Gjykatën Kushtetuese. Një ditë pasi kryeministri Albin Kurti tha se nuk mund të bëjë asociacione të komunave në cilësinë e shefit të qeverisë dhe se iu takon komunave të bëjnë asociacionin, në BE thonë se Qeveria nuk mund të heqë dorë nga përgjegjësitë e saj në kuadër të dialogut apo t’ua delegojë ato komunave me shumicë serbe.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …