Këshilli i Bashkimit Evropian kërkon nga Kosova rritje të përpjekjeve për sundim të ligjit, s’ka asgjë të re për liberalizim vizash

BE reagoi për dorëheqjet e policëve serbë nga Policia e Kosovës si dhe për urdhrin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq

Bashkimi Europian shprehu shqetësimin për dorëheqjet e policëve serbë nga Policia e Kosovës si dhe për implikimet e mundshme nga urdhri i kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ndaj punonjësve të strukturave ilegale në një objekt komunal në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë për t’i ‘liruar’ ato brenda tri ditëve. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kishte thënë se Brukseli zyrtar  dënon presionin e frikësimin që po iu bëhet pjesëtarëve jo shumicë të Policisë së Kosovës, për të cilët tha se “kanë një rol për të luajtur duke kontribuar në sigurinë e komunitetit të tyre përmes punës të orientuar drejt komunitetit. Ne dënojmë presionin psikologjik, frikësimin dhe kërcënimet për hakmarrje ndaj pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës, të cilat thuhet se kanë motivuar dorëheqjen e policëve të sapo rekrutuar”, ka deklaruar Stano. Ai sot komentoi edhe vendimin e fundit Mitrovicës së Veriut për lirimin e një objekti komunal që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë. Me këto deklarata të Bashkimit Europian është pajtuar edhe ambasada e Francës në Kosovë, e cila e ka shpërndarë deklaratën e plotë të Bashkimit Europian lidhur me  këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …