Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për urdhër-arrestet ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Galant dhe liderit të Hamasit Mohammed Deif, duhet të respektohet dhe zbatohet.

Në një konferencë në Aman, me ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Safadi, Borrell theksoi se ky është vendim gjyqësor dhe jo politik, i detyrueshëm për 124 shtetet anëtare të gjykatës.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) akuzon Netanyahun, Galantin dhe Deifin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, lidhur me luftën në Gazë dhe sulmin e 7 tetorit të vitit të kaluar. Ky vendim teorikisht kufizon udhëtimet e Netanyahut, pasi shtetet anëtare janë të detyruara ta arrestojnë në territorin e tyre.

Sipas Izraelit, Mohammed Deif u vra më 13 korrik në një sulm në Gazë, por Hamas e ka mohuar këtë. Borrell pritet të largohet nga pozita e tij në dhjetor, për t’u zëvendësuar nga Kaja Kallas, ish-kryeministre e Estonisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …