Rëniet heroike të Agim Selmanajt, Abdylsalem Ahmetajt, Adnan Krasniqit, Afërditë Ukshinit, Afrim Sylës, Agron Bytyçit, Ahmet Xhigollit, Alajdin Elshanit, Ali Mustafës, Aliriza Selmanit, Alush Mustafës, Arben Qerimajt, Arif Spahiut, Asllan Krasniqit, Astrit Sulit, Avni Hodajt, Bajram Sallahut, Bedrush Gashit, Bekim Sylkës, Besim Kadollit, Besim Rexhepit, Besnik Përzhakut, Bujar Rokës, Bujar Thaçit, Demir Demirajt, Elhami Hasanit, Emin Musliut, Emrush Buzhalës, Faton Vehbiut, Fehmi Demiqit, Fetah Selcës, Fetah Gegës, Flurim Rushitit, Gani Saramatit, Habib Gashit, Hadije Spahiut, Hajdin Rrahmanajt, Hajriz Muhadinit, Hysen Hotit, Idriz Gajrakut, Imri Halitit, Islam Nezirajt, Ismail Gashit, Ismet Kodrës, Istref Eminit, Jeton Kabashit, Kurtish Hasanit, Kushtrim Hoxhës, Luan Qerimaj, Manush Berishës, Mensur Zyberajt, Mexhit Mustafës, Milaim Morinës, Muhamet Kabashit, Murat Kadrijajt, Nazim Bakiut, Nazmi Hasanit, Nehat Jupës, Nijazi Bajraktarit, Omer Gegës, Pal Palucës, Qamil Osmanit, Ramadan Rexhepit, Rexhep Demirit, Rifat Beqirajt, Ruzhdi Jupës, Sadedin Hajdës, Sahit Tixhajt, Safet Elshanit, Salih Saramatit, Selim Berishës, Sinan Hodajt, Shaqir Tërshanit, Sherif Buçajt, Shpend Berishës, Tom Gjokës, Valon Myrtajt, Visar Junikut, vëllezërve Muslijaj, Xhavit Bajraktarit, Xhevdet Krasniqit dhe të shumë dëshmorëve nga viset e ndryshme të Kosovës, të Luginës së Preshevës, të Maqedonisë e të Shqipërisë, shënojnë ngjyrën e kuqe të gjakut të dëshmorëve të majit të vitit 1999, në fushëbetejat kah kufiri shqiptaro-shqiptar dhe në frontet përreth Drinit të Bardhë, ndërsa në Zonën Operative të Pashtrikut, Beteja e Mileskës mbetet ndër betejat më të përgjakshme të fundrnajit të vitit 1999. Në këtë betejë afër fshatrave: Qëndresë (ish-Randubravë), Nagac, Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, Hoçë e Vogël e Reti, gjatë mesditës të 28 majit u përjetësuan dëshmorët: Habib Gashi i Nagacit, Ismail Gashii Krushës së Madhe, Mensur Zyberaj i Drenajt të Zatriqit, Kurtish Hasani i Qëndresës dhe Bedri Berisha i Valijakut të Klinës, ndërsa plagosen rëndë: Rexhep Krasniqi i Arbanës së Prizrenit, Isa Gashi i Krushës së Madhe e Selim Gashi i Hoçës së Vogël.
Dëshmori i kombit Bedri Berisha, i Bajramit dhe i nënës Shahe, bijë e Krasniqve të Lugmirit të Anadrinit, i vëllai i Avniut, Elmiut, Shaniut dhe i Havës, u lind më 20 tetor të vitit 1977 në Valijak të Klinës. U rrit në një vatër patriotike të Berishëve të Valijakut, por prindërve nuk u mjaftonte vetëm tabani i shëndoshë kombëtar nga e kaluara prandaj dëshironin që Bedriu e Shpendi të shkolloheshin sepse në mesin e fëmijëve të familjes së madhe Berisha, shquheshin si më të zellshëm.
Shkollën fillore dhe të mesmen Bedriu i mbaroi në Sferkë, ndërsa Fakultetin Juridik e regjistroi në Universitetin e Prishtinës. Në Prishtinë ishte pjesëmarrës aktiv në organizinmin e protestave dhe manifestimeve të formave të ndryshme kundër dhunës së instaluar nga pushteti i kryekriminelit Slobodan Milosheviq, veçanërisht pas mbylljes së shkollave në gjuhën shqipe. Aktiviteti patriotik i Bedriut hetohet nga organet udbeske e argatët shqipfolës prandaj edhe arrestohet, por lirohet në mungesë të provave, mirëpo pushteti e ndiqte dhe e maltretonte fanë, Bajramin, për shkak të veprimtarisë patriotike të Bedriut, student. Por, pas përfundimit të vitit të parë të studimeve, Bedri Berisha braktis bankat dhe amfiteatrin që t’u bashkohet shokëve të kyçur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e që përbënin formacionet e Gremnikut, të Këpuzit, të Dellovës, të Qeskovës, të Cermjanit e të Gërgocit, arelae këto ku vepronte formacioni 192 për Intervenime të Shpejta në komandën e Alush Gashit të njohur si Komandant Mala e që më vonë evaluon në Brigadën 132 “Myrtë Zeneli” të Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit, luftime këto ku do të marrë pjesë edhe Bedri Berisha me shumë luftëtarë të fshatrave të Llapushës e të Anadrinit. Ushtrimet dhe të gjitha stërvitjet Bedriu i mbaron në Shqiponjë, në formacionet e Xhelal Hajdës, të Agim Zenelit e të Vëllezërve Brahimaj, ndërsa në Sferkë, në njësitin stërvitor të Ylber Damanekut e të Tahir Berishës. Pas përfundimit të stërvitjeve arrin në Sferkë dhe betohet në Shtabin Operativ Lokal me të cilin komandonte eprori Fadil Gashi, i vendosur në Shkollën Fillore “Iliria” ku gjendeshin edhe bashkëluftëtarët e Bedriut: Hamdi, Ismet, Binak, Fehmi, Zenun, Mentor e Isuf Berisha.
Me kalimin në Drenajt e Zatriqit, Bedriu është së bashku me Xhemë Gashin, Xhelal Hajdën, Mensur Zyberajn, Bekim Gashin, Habib Gashin, Avni Gashin, Burim Danën, Bajram Popajn, Rexhep Krasniqin, Isa Gashin e Ismail Gashin, sot të gjithë dëshmorë të kombit, invalidë e veteranë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më 26, 27 e 28 maj të vitit 1999, pas rënies të Bekim Sylkës, Selim Berishës, Sadedin Hajdës, Mexhit Mustafës, Alajdin e Xhevat Elshanit, Milaim Morinës, Xhevdet Krasniqit, Valon Myrtajt, Bujar Thaçit, Jeton Kabashit, Nazmi Hasanit e Agron Bytyçit, pas plagosjes së rëndë të Manush Berishës, Anadrini rrethohet nga të gjitha anët pasi që forcat e mëdha serboçetnike ndërmarrin krehjen këmbësore prej “Rrihjeve” të Rahavecit në drejtim të “Hamoceve”, “Pisjakut”, “Berjakës”, “Rrapishteve”, “Izbishtit” e në drejtim të “Lugjeve të Qëndresës” ndërmjet fshatrave; Nagac, Hoçë e Vogël, Brestos, Zaçisht, Apterrush, Reti, Reti e Ulët, Krushë e Madhe e Krushë e Vogël, dhe kështu, më 28 maj, kah ora 11.30, forcat serbe që pretendonin për ta marrë “Izbishtin” e të zhvillohen kah “Lis-Dervishi”, Retia, Apterrushi e Vneshtë e Therandës, hasin në rezisencën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftimet zgjasin deri në shkatërrimin total të forcave të motorizuara të Bozhidar Zhiliqit e të Milentijeviqit. Në fushën e nderit, në altarin e lirisë, në kodrat dhe lugjet e Mileskës përjetësohen dëshmorët: Habib Jakup Gashi i fshatit Nagac, Ismail Malush Gashi i Krushës së Madhe, Mensur Sefer Zyberaj, i Drenajt të Zatriqit dhe Bedri Bajram Berisha i Valijakut të Klinës, ndërsa plagosen rëndë Kurtish Bajram Hasani i Qëndresës, Rexhep Krasniqi i Prizrenit, Isa Gashi i Krushës së Madhe e Selim Gashi i Hoçës së Vogël dhe vetëm falë rezistencës titanike të luftëtarëve të grupit të Rexhep Krasniqit, shpërthehet rrethimi i hekurt, kurse në istikamet e “Mileskës” mbetet edhe Kurtish Bajram Hasani i plagosur rëndë e me gjakderdhje të mëdha, trupi i të cilit nuk mund të tërhiqej dhe përjetësohet në altarin e lirisë.
Bedri Bajram Berisha gjatë tërë “Betejës së Mileskës” deri në frymën e fundit qëndroi në krye të Njësitit për Intervenime të Shpejta që vepronte pranë Brigadës 124 “Gani Paçarizi” të Zonës Operative të Pashtrikut kur edhe përjetësohet. Trupat e pajetë të Bedri Berishës, Habib Gashit dhe Kurtish Hasanit u përcollën në amshim pas përfundimit të betejës, më 29 maj kah ora 16.00, ndërsa me rastin e organizimit të ceremonive të rivarrimeve, nga “Mileska” u tërhoqën edhe dëshmorët e Mileskës dhe Bedri Bajram Berisha u rivarros në fshatin Valijakë, afër Shkollës Fillore, Habib Gashi në fshatin Nagac e Kurtish Hasani në Qëndresë.
Më vonë, në varrezat e Prizrenit u zbuluan edhe trupat e dy dyshmorëve: Ismail Gashit e Mensur Zyberajt të cilët u rivarrosën në vendlindjet e tyre, në Krushë të Madhe e në Drenaj.
Dëshmorin Bedri Bajram Berisha, student i Fakultetit Juridik, luftëtar të lirisë, dëshmor të kombit, e përkujtuan individët dhe institucionet; shkrimet për këtë luftëtar janë botuar në publikimin e Universitetit të Prishtinës me titull “Në kërkim të dijes e të lirisë” e në publikimet e tjera, ndërsa lapidari në fshatin Qëndresë, e ai në fshatin Valijak, jo larg shkollave fillore, mundësojnë që shkollarët e vegjël t’i lexojnë krijimet e veta letrare nën hijen e lapidarëve. Për “Betejën e Mileskës” dëshmorët e lirisë, me këngë i nderuan edhe këngëtarët: Nazmi Sejfullahu e Hysni Gashi, ndërsa lapidarët, në vendin e rënies, në fshatin Qëndresë dhe në vendlindjen e Bedriut, mirënjohjet e Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, ato të Zonës Operative të Pashtrikut dhe Mirënjohja e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushqejnë krenarinë e nënës Shahë e të xha Bajramit për Bedriun “Tigër të Betejës së Mileskës”, kurse familjes Berisha të Valijakut, për Bedriun e përjetësuar në “Betejën e Mileskës” e për Shpendin në “Epo enë e Gurrazhubit” me vetëm tri ditë ndërmjet. (S. C.)