Serbia po përpiqet ta shfrytëzojë situatën e krijuar në veriun e Kosovës pas rasteve të shfaqura me koronavirus. Sipas Bedri Elezit, Drejtor i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, kjo duhet të trajtohet me vigjilencë nga institucionet e sigurisë në Kosovë. Ai tha se Serbia e ka në plan ta destabilizojë veriun e vendit. “Ne duhet ta marrim shumë seriozisht situatën e krijuar në përgjithësi në Kosovë, po ashtu edhe në Veriun e Mitrovicës. Ditë e fundit kemi pasur shqetësime të sigurisë në përgjithësi, sidomos në veriun e Kosovës. Po, dyshohet se ka një plan të strukturave të sigurisë së Serbisë, që ta shfrytëzojnë situatën e krijuar më të cilat po ballafaqohet edhe globi me Covid 19, kështu me futjen në karantinë të veriut të shkëputet komunikimi me pjesën tjetër dhe të futet në diskutim edhe kjo pjesë në dialogun Kosovë – Serbi për marrëveshjen finale e cila tanimë dihet dhe është publike”. Elezi shtoi se në zbatim të planit janë vënë 30 agjentë të shërbimit sekret BIA.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …