Bedri Halimi: DISA FJALË RRETH DISA PASAKTËSIVE TË ANALIZËS SË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS

Bedri Halimi: I hetuari në çdo kohë dhe hetuesit me logjikën e kohës së vjetër

Ç’mund ti thonë njëri tjetrit i hetuari dhe hetuesit, vargmale të tëra janë largësitë. A ka budalla që niset për të besua, kur thika i hynë në mish pa dije e informacion paraprak, gjuha e gënjeshtarit vërtitet si rrotë e prishur mulliri prokurorja në radhë të parë një plakë e thatë bën gjest teatral vazhdon të luaj lojra në celular lojra pra me sy e duar të pista, loja zgjati zgjati gjatë derisa shpata e gjykatësit ia preu shkurt. E prokurori për herë të dytë ja rinisi të më shponte me gishtin tregues e unë vura një maskë të mos ndotesha nga stërpikat e pështymës gazetarët kërcenin në vallen e luftës. Së prokurorit që kish ngritë aktgjykimin para aktakuzës. E unë i burgosuri i viteve 1981-1997 digjesha në dhomën e vogël mbytëse dëmet dhe fytyrat që janë të ngjajshme. Me të vitit 1981 prokurori paralajmëron dëshmitarët që kurrë nuk do t’i gjejë fytyra e ngjajshme e policit hetues me ata të vitit 1981 ndryshojnë spektatorët ata u përkasin organizatave të ndryshme këtë herë mbrojtës vullnetar u lajmëruan shumë pa para të gjithë. E gjygji i vërtëtë ishte në qelitë e mia dhe në arrestimin spektakular. Nga malokët e tipit të gjithpushetshëm në valle me logjikën e policëve me logjikën e feudalizmit të përzier me logjikën e kapitalizmit të egër.

Burgu i Hajvalisë, 25 mars 2022, dita kur isha plagosur në demostratën e Prizrenit më 1981.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …