Kriminelët: Jovica Stanishiq e Franko Simatoviq, janë dënuar me nga 15 vjet burg, nga Trubunali i Hagës

Bedri Halimi: JOVICA STANISHIÇ DHE FRENKI SIMATOVIÇ TË DY SË BASHKU DËNOHEN NGA GJYKATA E HAGËS, GATI SA SALI MUSTAFA

Në vazhdën e gjykimeve të personave të caktuar për krime lufte në ish-Jugosllavi, nga Tribunali i Hagës, së fundi Gjykata e Apelit të këtij tribunali vendosi që dënimet për Jovica Stanishiçin dhe Frenki Simatoviçin të rriten nga 12 vjet burg, në 15 vjet. Pra dënimet i’u rriten nga 3 vjet secilit.  

Nuk duam të komentojmë vendimet e Gjykatës së Hagës, por gjithsesi nuk mund të mos bëjmë një paralele mes këtyre personaliteteve dhe për shembull personalitetit të Sali Mustafës. Po në këtë vazhdë, nuk mund të mos bëjmë një paralele mes Nikolla Shainoviçit i cili është dënuar me 18 vite burg, dhe Sali Mustafës.  

Ky i fundit, pra Sali Mustafa, për akuzë tashmë të njohur, është dënuar nga Gjykata Speciale për Krime të Luftës me 26 vjet.  

Nikolla Shainoviç si zëvëndës i Sllobodan Millosheviçit, pra nënkryetar i të ashtuquajturës Jugosllavi, u dënua me 18 vjet.  

Frenki Simatoviç ishte nën urdhërat e Jovica Stanishiçit, dhe i cili i kishte nën komandë edhe njësitë e Arkanit, “Beretat e kuqe”, pastaj të ashtuquajturën Njësitë për Operacione Speciale. Ndërkaq Jovica Stanishiçi ishte shef i Shërbimit Sekret të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), ndërkaq Franko Simatoviç ishte komandant i drejtpërdrejtë i Njësive për Operacione Speciale (JSO) në kuadër të shërbimit të fshehtë të sigurimit shtetëror serb. Njësia që ata drejtuan kishte emra të ndryshëm gjatë periudhave të ndryshme që nga viti 1991 e deri më 2003 si “KNINGJAT (Ningja nga qyteti i Kninit)”;  “Skorpionët”; ”Tigrat e Arkanit”; “Beretat e kuqe”; dhe “Njësia për Operacione Speciale”.  

Që të gjithë këta, ishin pjesë e strukturës qendrore, në krye të së cilës qëndronte Sllobodan Millosheviçi.  

Janë të njohura tashmë krimet e kryera në të gjitha luftrat e zhvilluara nga Serbia, duke u nisur që në luftën episodike në Slloveni, lufta e përgjakshme në Kroaci, kasaphanja në Bosnje e Hercegovinë, si dhe lufta e përgjakshme gjenocidale e zhvilluar në Kosovë.  

Që të gjithë këta, ishin pjesë e krimeve të organizuara bashkë me Sllobodan Millosheviçin, Vojisllav Sheshelin si kryetar i Partisë Radikale Serbe, Goran Haxhiçin si lider i sërbëve të Kroacisë dhe Millan Martiçin si komandant të forcave serbe në Kroaci.  

Pjesë e tyre, gjithsesi ishin edhe: Radovan Karaxhiç, lideri i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç si komandant i ushtrisë së Republikës Serbe si dhe Biliana Plavshiç si kryetare e kësaj republike. Qëllimi i të gjithë këtyre ishte dëbimi i përhershëm i banorëve joserbë nga një pjesë e madhe të territorëve të Kroacisë dhe Bosnjës. 

Idenë për formimin e Njësisë Speciale për të mbrojtur serbët jashtë Serbisë, në territorin e ish-Jugosllavisë e dha kryetari i atëhershëm i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, në marsin e vitit 1991, i cili në një takim me dyer të mbyllura me të gjithë kryetarët e komunave të Serbisë pati deklaruar: “Qeveria ka marrë si obligim për të përgatitur formacionet e nevojshme, të cilat do të na bëjnë më të sigurtë, respektivisht më të aftë, që të mbrojmë interesat e republikës sonë, por edhe ato të serbëve jashtë Serbisë”.  

Pastaj dihet se një muaj më vonë Jovica Staniçiç si shef i sigurimit serb dhe Dragan Vasilkoviç, i njohur si “Kapiteni Dragan” shkuan në Knin të Kroacisë ku ndodhej udhëheqja e të ashtuquajturës “Srbska Kraina”, për t’u ndihmuar në formimin e njësive ushtarake. Kapiteni Dragan më vonë është akuzuar për krime lufte, si njeriu i parë që sterviti serbët lokalë dhe formoi nësinë e quajtur “Kningjat”, me synimin për ta mbajtur të ashtuquajturën Republikë Serbe në Kroaci, e cila ishte e vetëshpallur.  

Formimi i të gjitha njësive bëhej përmes operacioneve të fshehta nën përkujdesjen e Beogradit, ku njeriu që i përgjigjej veprimeve në terren ishte Franko Stomatoviç me nofkën “Frenki” , që merrej me spiunime në Kroaci dhe Bosnje. “Frenki” veproi nën komandën e Jovica Stanishiqit, i cili konsiderohej si dora e djathtë e tij.  

Të gjitha këto dëshmohen nga deklarime publike të tyre në periudhat e ndryshme kohore si për shembull më 1996, i cili deklarim u bë dëshmi e Gjykatës së Hagës, ku pos tjerash pati deklaruar: “Njësia u themelua me 4 maj 1991, në periudhën e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë dhe nga themelimi i saj pa ndërprerë veproi në mbrojtje të sigurisë nacionale në kushte të rrezikimit direkt të ekzistencës së popoullit serb në mbarë hapësirën e tij etnike”.  

Pos plaqkitjeve e grabitjeve që bënin këta pjesëtarë të këtyre njësive, vlen të theksohet se “pjesëtarët e ‘Beretave të Kuqe’ dhe ‘Tigrave të Arkanit’, paguheshin me para në dorë, ku persona të ‘Beretave…’ merrnin dyfishin e pagave të ‘Tigrave…” pati deklaruar me 2010 pjesëtari i këtyre njësive Dejan Slishkoviç. Të dhënat tashmë dëshmojnë se edhe Arkani e Milorad Ulemek – Legia janë konsultuar rregullisht me Stanishiqin dhe Frenkin.  

Pas zgjerimit të konfliktit në pjesë tjera të Jugosllavisë, Millosheviçi vendosi që përmes Frenkit ta inkuadrojë në këtë punë edhe Radovan Stojiçiç – Baxhën, të cilin e vendosi në krye të mbrojtjes territoriale. Për çudi Tribunali i Hagës ndaj këtij të fundit nuk ngriti akuzë, ndonëse është përmendur në Hagë.  

Për zhvillimin e operacioneve më brutale në pjesët e Kroacisë dhe Bosnjës lindore, Stojiçiçi e angazhoi Arkanin përmes gardës së tij vullnetare të njohur si “Tigrat”. Këta pjesëtarë vranë shumë civilë kroatë dhe të burgosur të malit Dalj në Kroaci, kufomat e të cilëve janë hedhur në Danub. Gjithashtu krime të tilla kanë bërë edhe në Bosnje si në Sanski Most dhe Zvornik.  

Ndaj Arkanit rrjedhimisht Gjykata e Hagës pati ngritur padi në vitin 1996, por ai nuk mundi të dënohej, sepse u vra në Beograd në vitin 2000. Kësisoj u humbën gjurmët e përgjegjësisë të Simatoviçit dhe Stanishiçit, edhe pse Arkani disa herë kishte pohuar se ka vepruar nën komandën e mbrojtjes territoriale të Sllavonisë, Baranjes dhe Sremit Perëndimor.  

Ndërkaq Milorad Ulemek – Legija, si komandant i fundit i Njësive për Operacione të Veçanta, qysh në vitin 1992 ishte bashkuar Tigrave të Arkanit gjatë luftës në Bosnje. Ky kishte fituar besimin e Millosheviçit dhe Stanishiçit, të cilin me 1996 e emëruan komandant të Njësisë për Operacione Speciale.  

Tashmë dihet se Milorad Ulemek – Legia për vrasjen e Zoran Xhinxhiçit është dënuar me 40 vjet burg nga Gjykata Serbe. Pra vetëm për vrasjen e kryetarit të Serbisë u dënua me 40 vjet burg. Ndërkaq për krimet e shumta të kryera nga Stanishiçi dhe Simatoviçi, Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në Hagë fillimisht i dënon me nga 12 vite për t’ua shtuar edhe nga 3 vite tashmë.  

Dhe përsëri s’kemi si të mos ta përmendim Sali Mustafën – Calin, që është dënuar për krime të supozuara me 26 vjet, e që dënimi i tij, bënte pak më shumë se të dy bashkë (Jovica Stanishiqi e Frenki Simatoviqi) dhe gjithsesi shumë më i lartë se dënimi për shembull i Nikolla Shainoviqit… 

Natyrisht se Sali Mustafa është dënuar nga shkalla e parë…dhe besojmë se një ditë vërtet do të ketë drejtësi. 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …