Kur krisën pushkët e lirisë dhe Serbia bëri deportimin e popullatës, Ti me shumë të tjerë, i le delet vetëm, dhe me shumë bashkëluftëtarë, ju bashkove radhëve të luftëtarëve të lirisë. U rreshtove në radhët e UÇK-së. Në radhët e UÇK-së, kur morën vesh për profesionin e gjellbërësit profesionist, të ngarkuan me detyrë që tu përgadisje ushqim luftëtarëve të lirisë. Dhe këtë punë e bëre me nderë e me përkushtim të veçantë. Nga familja juaj e madhe, 8 veta u rreshtuan në radhët e UÇK-së. Apo jo Fejat? Dikush u tha: shumë bre nga një familje jeni përzie me luftën! Ti u pate thënë: Për liri, secili duhet ta jap kontributin e vet maksimal, me aq sa mundet dhe ku të mundet. Pas lufte në kohën e Qeverisë së Përkohshme, të ofruan të punoje në spital. Nuk i përtoje as kësaj pune. Por duke parë se ka të tjerë me gjendje më të rëndë ekonomike, u tërhoqe, për të ja lëshuar vendin dikujt tjetër që siç pate thënë “I ka punët më keq”. Dhe sërish ju ktheve profesionit të moçëm, deleve, të cilat i bëre përseri, pasi gati të gjitha t’i kish marrë Serbia gjatë luftës. Po pra Fejat, ju ktheve bjeshkës o burrë. Bjeshka për ty ishte vet jeta. Nuk mundi të të mposht Serbia Fejat. As nuk u dorzove kurrë para saj. Por Fejat, sikur u ngute bre burr, për të ikur para kohe nga kjo botë. U dorzove vetëm para sëmundjes që askush nuk e besonte. Ti jo vetëm që ishe njeri me trup të madh. Ti ishe njeri me shpirt të madh, o Fejat. I tillë do të mbetesh përjetë o Fejat Burri. Në kujtesën e të gjithë atyre që të njohën. Si dhe në kujtesën e të gjithë atyre që do të dëgjojnë e lexojnë për Ty:
O Njeri i Thjeshtë,
O Njeri i Tokës,
O Njeri i Mirë.
Lamtumirë o Fejat Burri!