Bedri Halimi: Paraqitja e stërkeqjes së pushtetit përmes forcës së artit nga Dritëro Agolli, në romanin “Dështaku” ”

Romani Dështaku i Dritëro Agollit, ndonëse i shkruar gjatë viteve 1981-1985, është botuar tek më 1991 dhe atë hiq më pak se në 20.000 kopje nga shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë. Ngjarjet zhvillohen në një koperativë bujqësore në një fshat të quajtur Kallamgjatë dhe Dëllinjas të rrethit të Korçës. Përmes përsonazheve tregohen shumë ngjarje që flasin për punët dhe për dobësitë e pushtetit, stërkeqjen e pushtetit deri në ekstrem, si dhe qëndrueshmërinë e ndërshmërinë e përsonazheve kryesore gjatë periudhës së pushtetit popullor. Përsonazhet kryesore, ndonëse me biografi më të pastër, si gjatë periudhës së para luftës së dytë botërore, si gjatë luftës së dytë botërore, vazhdojnë për të qenë njerëz idealistë duke mbetur të tillë deri në fund, të cilëve gjatë punës së tyre do tu dalin një varg pengesash absurde. Ndërkaq përsonazhet negative janë njerëz që pak a shumë i kanë bishtëruar luftës, kanë qëndruar skajeve të saj, dhe sado ndonjëri të ketë dhenë një kontribut të vogël gjatë asaj kohe, pas luftës kanë ditur të imponohen, kanë ditur të bashkohen mes vete, duke e përmbajtur njëri tjetrin, për qëllimet e tyre karrieriste, por gjithmonë në emer të pushtetit popullor, në emër të luftës së klasave, apo “luftës së kllasave” siç shprehet vet njëri nga përsonazhet kryesor, duke e ngrënë kështu disa nga këta personazh edhe atë pak lavdi të luftës që ndonjëri e kishte pasur… Pas kolektivizimit të bujqësisë, shtalla bujqësore të koopertivës janë ndërtuaar për nevoja të kooperativës. Në Kallamgjatë, këto stalla janë ndërtuar pa kritere profesionale, janë ndërtuar dosido, afër lumit, kështu që për shkak të rrethanave natyrore, shirave, rrëmbimit të ujërave të lumit, stallat janë përmbytyr, janë prishur, duke e rrezikuar jetën e bagëtisë. Udhëheqësi i kooperativës Xhelo Mara, i ardhur nga Bilnishti në këto zona, i gjendur përballë situatave të tilla është detyruar ta shpëtoj bagëtinë duke ua shpërndarë fshatarëve që t’i mbanin përkohësisht nëpër shtëpitë e tyre, në plevicat e tyre, deri sa të kalonte rreziku, si dhe derisa të sanoheshin dëmet e shkaktuara nga fatkeqësia natyrore. Sanimi i gjendjes nënkuptonte rindërtimin e stallave, por tashmë jo në vendet ku kanë qenë të ndërtuara, por në vende ku nuk janë të rrezikuara nga këto fatkeqësi. Për një gjë të tillë natyrisht se duhej kohë. Para se të ndodhte kjo, me rastin e emërimit të Xhelo Marës si udhëheqës i kooperativës, Xhelo Mara kishte hasur në parregullësi të shumta, në strukturën organizative, në udhëheqjen e saj, ku disa njerëz përgjegjës për shkak të joprofesionalizmit të tyre, si dhe për shkak të interesave të tyre personale, kishin arritur të bënin shumë abuzime, ku në radhë të parë e shikonin interesin personal të tyre dhe nuk qanin kokën se si shkonin punët me rendimentet e planifikuara në kooperativë. Prandaj, ai kishte ndërmarrë hapa radikal të ndryshimit të vendeve, të kuadrove, duke ua prishur kështu çerdhen këtij mentaliteti korruptiv. Ky veprim, natyrisht se në masat e gjëra popullore ishte pritur pozitivisht, por në anën tjetër te vetë përsonazhet që u ishte prishur terezia ishte pritur keq.

 

Prandaj ata ishin mbledhur e mblidheshin rastësisht e qëllimisht, duke shprehur pakënaqësitë e tyre, ku për çdo gjë fajsohej kryetari i ri. Edhe dëmet e krijuara nga fatkeqësia natyrore, i viheshin në barrë atij. Që të bëhej kjo e besueshme, veprimet e kryetarit të ri, që ua kishte prishur çerdhen, keqinterpretoheshin, duke ja faturuar për të keq, si dhe duke përhapur shpifje e dezinformime, sikur kryetari i ri është kundër kooperativës, është kundër kolektivizimit të bagëtive, për të cilën gjë madje edhe shprehte ndonjëherë mospajtimin e tij. Prandaj zërat kundër tij filluan të vinin duke u shtuar si orteku i borës, derisa lajmet shkonin deri në organet e larta të pushtetit, si dhe në vet disa njerëz të sigurimit të shtetit. Natyrisht të gjitha këto bëheshin me marifete, duke u zgjedhur fjalët, mjetet dhe njerëzit, të cilëve do tu shpreheshin pakënaqësitë dhe ankesat kundër kryetarit të ri. Që të bëheshin të besueshme këto pakënaqësi, përhapeshin edhe ndaj njerëzve refomator në kooperativë të cilët e përkrahnin udhëheqësin e tyre Xhelo Marën. Përsonazhi kryesor i vetëdijshëm se është në rrugë të drejtë, dhe asgjë nuk e bënte për interesa përsonale, nuk ua varte veshin fjalëve që endeshin poshtë e lartë. Për t’ia vështirësuar punën, organizonin dhe përhapnin propagandë se krerët e bagëtive më nuk do t’ia kthenin kooperativës pasi të ndërtoheshin stallat. Se qumështin e lopëve mjelëse, qytetarët e sillnin shumë pak në kooperativë e kështu me radhë.

 

Koha për sanimin e dëmëve ishte më e shkurtër se koha për përhapjen e propagandës kundër udhëheqësit të ri të kooperativës dhe përkrahësve të tij. Kështu dalëngadalë, arritën t’i paralizonin njerëzit progresiv, duke ua marrë kompetencat nga disa njerëz inkompetentë të sigurimit të shtetit, të cilët abuzonin qoftë nga mosdija, e më shumë nga kapadaillëku e joprofesionalizmi i punës të përsonazheve që ishin vënë në ato detyra. Njerëzit e tillë, të vendosur në strukturat e sigurimit të shtetit, arrijnë të prishin shumë punë, sepse filluan t’i përkrahnin individët që ua bënin rrafsh atyre, që i dëgjonin ata që bëheshin vegla të tyre. Kështu përmes ndërskamcave të shumta, arrijnë që t’i largojnë nga deyrat, t’i zbresin nga pozitat njerëzit që ishin shumë të përkushstuar ndaj punës e profesionit, njerëz këta që ishin jo vetëm idealist edhe në këtë kohë, por që kishin dhënë kontribut të madh edhe gjatë luftës. Këta i zëvendësuan, jo me njerëz më profesional, por me njerëz të dëgjueshëm, si dhe njerëz që gjatë luftës kishin ndjejtur anash, duke u rrezitur nën rrezet e diellit. Këta njerëz kishin e marrë në dorë pushtetin në atë zonë, këta njerëz qirreshin duke propaganduar se po angazhoheshin natë e ditë për pushtetin popullor, dhe po këta njerëz me ngulm kërkonin luftimin e “armiqve të kllasës”.

 

Në rastet kur pyesnin se si po shkonin punët në bujqësi, kur merrnin përgjigje pozitive, kjo gjë nuk u bënte përshtypje këtyre udhëheqësve, por pyesnin se si po shkonin punët me “luftën e kllasave”, dmth në luftimin e armiqve të brendshëm, dhe kur merrnin përgjigje se nuk kishe armiq fare, ata tërboheshin duke bërtitur: “duhet t’i gjeni aty ku janë e ku nuk janë, duhet t’i krijoni! Kjo dmth se ju po fleni dhe se ata vazhdojnë të jenë të lirë” dhe për secilin udhëheqës me qëndrim vertikal, fillonin të ngjisnin nofka e profka të paqena, vetëm e vetëm që ato të marrin dhenë. Këto i thoshin edhe në prezencë të masës, e veçmas të njerëzve që përhapnin propagandë. Vetë e lëshonin propagandën dhe tani vetë i ktheheshin fjalëve të lëshuara që kishin marrë dhenë dhe po përmes tyre merreshin masa denigruese. Përsonazhet kryesore edhe pse nuk hamendeshin ndaj kësaj propagande, prapëseprapë e pësonin. Në veçanti e pësonte përsonazhi kryesor, i cili fatkeqësisht i dinte të gjitha të metat e secilit nga ata që udhëhiqnin, i dinte të gjitha poshtërsitë e tyre para luftës e gjatë luftës, për këto kuadro që i kishin vënë në vend të tij dhe shokëve të tij.

 

Përsonazhi kryesor nuk pranonte të mbante as armë me vete, edhe kur shokët e tij ia tërhiqnin vërejten se duhej ta kishte një armë me vete ngado që të shkonte, sepse fatkeqsia jote e madhe është pse din shumë për të bërat e udhëheqësve, për biografitë e tyre jo të pastra dhe se vetë nuk je i korruptuar. Kështu qëndrimi vërtikal i personazhit kryesor i kushtoj shumë përipeti deri me jetë. Titulli i librit “Dështaku”, ndonëse është vënë si nofkë e fëmijërisë së përsonazhit kryesor, ai në këtë roman ka karakter universal. Dështim ishte formimi i kooperativave përmes tufzimit të bagëtive; Dështim ishte përzgjedhja e disa njerëzve nëpër institucione udhëheqëse që punën e sollën buzë falimentimit; Dështim e bënë edhe përpjekjen për rimkëmbjen e kooperativave përmes ndërrimit të kuadrove; Dështim ishte edhe emërimi i disa njerëzve të sigurimin e shtetit, të cilët pastaj e hanë njëri-tjetrin për intersa përsonale në emër të parimeve; Të gjitha këto, i bënë të dështojnë edhe njerëzit idealist, sepse sa herë që ndaheshin nga mendësia e udhëheqjes së kalbur, me idetë tyre, kapeshin nga njerëzit e pushtetit duke i penguar për të fluturuar të lirë. Kështu që, të gjithë mbesin në kazanin e quajtur Dështim, për shkak se njerëzit ishin vënë në pozita jo të duhura, dhe shumë punëve të rëndësishme nuk u ishin gjendur njerëzit e duhur. Padyshim se ky është parim universal, që nuk vlen vetëm për një formacion shoqëror ekonomik, por për të gjitha formacionet shoqërore ekonomike. Këtu qëndron fuqia artistike e romanit, duke dhënë mesazh, se si mos të ndiqen rrugët e gabuara, me njerëz të gabuar, në detyra të caktuara, sepse, padyshim se të gjitha rezultatet pastaj do të dalin gabim.

Kontrolloni gjithashtu

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Me rastin e festave të nëntorit, si dhe në  shenjë të përkujtimit të datë së …