Bedri Halimi: Thekse nga intervistat e disa ish të burgosurve shqiptarë në masakrën e Dubravës (1)

Thekse nga rrëfimet e HAJREDIN HYSENIT:

Në burgun e Dubravës kam qëndruar afërsisht deri ne fillimin e Luftës në Kosovë, pra deri në ngjarjet e Prekazit, dhe pikërisht pas ngjarjeve të Prekazit, një grup të burgosurish që ata kanë konsideruar se ia vlenë të largohen të burgosurit shqiptarë nga Dubrava, kemi qenë18 persona. Na kanë larguar nga burgu i Dubravës në drejtim të burgut të Nishit ku na kanë ndalur 10 persona në Nish, 8 të tjerë i kanë dërguar ne Mitrovicë të Sremit. Deri me fillimin e bombardimeve të luftës ne kemi qëndruar në Nish, pra një vitë të plotë në Burgun e Nishit në pavijonin e izolimit që quhej burgu i  Bardhë, dhe me fillimin e bombardimeve i kanë mbledhur të gjithë të burgosurit, sepse e kanë boshatisur Burgun e Dubraves përafërsisht pas 5-6 muajsh që na kanë dërguar neve me herët dhe në Burgun e Dubravës kishin futur for a serbe, me fillimin e bombardimeve neve na kanë kthyer te gjithëve në Burgun e Dubravës.

Në vendin e quajtur Llozicë ne ishim në autobusa dhe aeroplanët kanë goditur një Pizgauer të militareve dhe në atë moment gardianet që ishin me neve në autobusa na kanë lënë të lidhur për autobusa dhe kanë ikur jashtë por më vonë kanë hyre disa paramilitarë dhe nuk e dinin a jemi Serb apo Shqiptarë, mirëpo kur erdhën gardianet, tani ata e kuptuan që ishim Shqiptarë dhe ata kanë kërkuar që së paku 10 të burgosur të pushkatohen sepse nga bombardimet iu ishte vrarë një shok i tyre. Por sipas urdhërit gardianet këmbëngulën që nuk guxoni, sepse ne jemi me çmim të kokës nëse nuk i dërgojmë në Burgun e Dubravës në numër të plotë, sepse gardianet thoshin që kemi urdhër nga Millosheviçi t’i dërgojmë gjithsesi në Dubravë, mirëpo forcat serbe kërkuan që nëse nuk benë 10 të burgosur patjetër duhet të paktën dy të burgosur ti pushkatojmë dhe të marrim hak për shokun tonë. Prap ka qenë vendosmëria e gardianeve që ne kemi urdhër nga Millosheviçi t’i dërgojmë ne Dubravë dhe në fund forcat serbe pranuan. Hyjnë në autobusë dhe me thika i kanë lënduar disa të burgosur që një prej tyre ishte edhe Xhemili që e kanë lënduar me thikë në fytyrë, Ismet Mahmutit ja kanë shymbur cigaren në (kokë) po ashtu edhe i kanë rrahur disa të burgosur tjerë. Në autobusin që kam qenë unë të gjithë e kemi dëgjuar kur gardianet kanë thënë që kemi urdhër nga Millosheviçi që t’i dërgojmë në Dubravë.

Brenda burgut shiheshin shenja të Arkanit, shenja të tjera të vizatuara dhe ne silleshim në rresht duke na rrahur deri te dhoma, mirëpo aty dallohej që kanë qëndruar ushtria, sepse në mure kishte vizatime dhe shenja të ndryshme si p.sh. 4 C, po ashtu dëgjonim që aty ka pasur edhe kundërajror në Burgun e Dubravës.

Deri sa kishte  filluar Masakra e Dubraves aty kanë përdorur dhunë njerëzit e uniformuar, pasi filloi Masakra ne kemi parë edhe të burgosur të cilët janë uniformuar, të cilët kishin qëndruar në burg se bashku me ne, para një kohe e tani janë armatosur dhe kanë përdorur dhunë, po ashtu ka pasur bile mund ta them me emër një nga të burgosurit ai ka qenë nga Mali i Zi që quhej MIGA ka qenë i dënuar me 20 vite burgim, atë e kemi parë se bashku me gardian tjerë me polic të uniformuar kur na kanë rendit në rresht përpara dyerve të burgut.

Pas kësaj nuk kemi pasur sulme nga gardianet dhe nga forcat serbe që kanë qenë aty mirëpo pas dy dite në mëngjesin e hershem kanë thënë që duhet t’ju dërgojmë në Nish, duhet të rreshtoheni ngase do të vijnë autobusët te fusha e sportit, gjoja se nuk ka kushte këtu, ne të gjithë u mblodhëm me përjashtime të një të burgosuri ordiner. Ky i burgosur kur kishte dëgjuar që po kthehemi në Nish e kishte varur veten. Në Nish e kishte përjetuar shumë keq Burgun e Nish-it. Në momentin që jemi bërë rresht te fusha e sportit afër mureve, personat që kanë qenë në karakolla dhe sigurisht ka qenë vija e ushtarëve prapa murit dhe nga karakollat kanë filluar të gjuajnë me pushkmitrolez, minahedhës, snajperë nga anë të ndryshme të mureve dhe ne të gjithë të habitur kemi filluar me ikë. Këtu një numër i madh vdesin, po ashtu edhe shumë janë plagosur, ne filluam të fshihemi mbrapa pavijoneve, në podrume.

Numri i të vdekurve përafërsisht sa kemi mundur t’i numëroja ka qenë 160 dhe afër 300 të plagosur nuk mundem me thënë saktë, ngase nuk kanë qenë kushtet. Paramilitaret kanë hyrë edhe ditën e dytë dhe kënd e kanë gjetur në puseta i kanë hedhur nga dy bomba dhe e kanë mbyllur kapakun, në një rast ka qenë Xhemil Alimani,

Gjatë qëndrimit tonë afërsisht dy javë në Dubravë ne nuk kemi mundur të shohim mjete ushtarake, por kemi dëgjuar rreth burgut duke gjuajtur me kundërajrorë, ndërsa në pavijone shihnim shenja të Arkanit e të Sheshelit.

Kryesisht mundë të themi që gardianët janë ndërruar, ne shihnim forca serbe aty, ka qenë një gardianë që të gjithë e kemi njohur. Ka qenë zëvendës apo komandant i burgut i thoshin Miki, ky ka qenë te salla e sportit kur na kanë numëruar ka qenë gjithashtu edhe i burgosuri Miga nga Mali i Zi i cili ka pasur maskë dhe për një moment e hoqi maskën dhe ne e njohëm.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …