Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka qëndruar sot në Shtime, ku ka takuar biznese të ndryshme të kësaj komune. Duke shpalosur programin e tij qeverisës, ai ka paraqitur idenë për autostradën e re që planifikon ta ndërtojë për t’i lidhur tri autostradat kryesore në vend, e cila do të kalojë nëpër komunën e Shtimes. “Autostrada e re që kalon përmes Shtimes do t’i përmirësojë ndjeshëm ndërlidhjet logjistike dhe mundësitë për bizneset lokale. Janë bizneset e vogla ato që qyteteve u sjellin ndryshime të mëdha. Sot takova biznesmenë të suksesshëm në Shtime, të cilët me punën dhe aktivitetin e tyre i japin hov zhvillimit ekonomik në qytetin e tyre dhe në Kosovë. Autostrada e re do ta ketë kyçjen në Banullë të Lipjanit dhe do të kalojë përmes Shtimes deri në Qafën e Duhlës. Kjo autostradë do t’i lidhë tri autostradat kryesore, Autostradën e Kombit, Autostradën Gjilan – Dheu i Bardhë dhe Autostradën e Shkupit. Ne do ta çlirojmë potencialin ekonomik dhe do të krijojmë mundësi të reja për bizneset në çdo komunë të Kosovës.#MaMirë #PDK131”, ka shkruar kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Kontrolloni gjithashtu
O’Brien: Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien ju ka …