Anëtari i kryesisë së PDK-së dhe kryetari i Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik, Bedri Hamza ka thënë se koalicioni i ardhshëm duhet t’i ketë të paktën 80 vota në mënyrë që t’i çojë përpara çështjet e mëdha të vendit, sikurse është zgjedhja e kryetarit të vendit. Ai po ashtu tha se ose duhet bërë riformatizimi i qeverisë, ose të shkojë vendi në zgjedhje, duke mos përjashtuar hyrjen e PDK-së në Qeveri. Ndryshe, zyrtarë të Partisë Demokratike e Kosovës, deri tani kanë mohuar mundësinë e hyrjes ë partisë së tyre në Qeverinë Hoti, duke thënë se brenda këtij subjekti politik deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …