Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza kritikoi nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci që nuk po ua jep fjalën sa duhet deputetëve të tjerë, por vetëm ministrave. Hamza i tha Saranda Bogujevcit, që sipas tij e ka vendosur një praktikë, që “ministrave t’ua japë fjalën të flasin sa të duan, dhe të tjerëve jo”. “Replikë ka dy minuta, kur ka kundër replikë është 1 minutë”, tha Hamza në fjalën e tij. Ndërsa, nënkryetarja Bogujevci ia ktheu duke i thënë ‘jam e vetëdijshme për pjesën e rregullores në çështjen e replikave’. “Nuk e di ku kam gabuar por ashtu ka qenë. Në respektim të fjalës së secilit, në shumicën e rasteve ua kam mundësuar ta përfundojnë fjalën. Më vjen keq por nuk e di ku bëra shkelja në këtë rast, në dy kundër replika, nga 1 minutë për secilën”, tha tutje Bogujevci.
