Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të bashkëpunojë me Vetëvendosjen për formimin e qeverisë së re. Ai ka theksuar se shumica e qytetarëve kanë votuar për ndryshim dhe se opozita do të punojë për krijimin e një alternative qeverisëse. Ata i ofenduan kundërshtarët politikë dhe qytetarët. Ata nxitën urrejtje, kurse ne bashkimin dhe bashkëpunimin. Prandaj, ne kemi përgjegjësi t’u japim qytetarëve qeverinë që ata duan dhe që e kanë votuar, deklaroi Hamza në një konferencë për media. Në të njëjtën linjë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar çdo mundësi të bashkëpunimit me Vetëvendosjen. Ai ka theksuar se është i gatshëm të ndihmojë në formimin e një qeverie nga partitë opozitare. Unë mendoj që është në nderin tim të ndihmoj një qeveri të opozitës, por kurrsesi me Kurtin, ka deklaruar Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi: Kryetarja, Vjosa Osmani, duhet të kërkojë përgjegjësi nga KQZ-ja për vonesat në numërim
Analisti politik, Avni Arifi, ka kërkuar që kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, të marrë masa …