Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij nuk do ta votojë “Qeverinë Kurti”. Ai ka thënë se deputetët dhe partia e tij është e përgatitur për të gjitha diskutimit. Hamza po ashtu, pas leximit të planit qeverisës së Kurtit për qeverisjen 4-vjeçare, ka thënë se e tërë ekspozeja është një gënjeshtër. “PDK-ja e ka qëndrimin e saj se si do të votojë, mua personalisht dhe të gjithë deputetëve të tjerë është pabesia në ekspozenë që u thanë. Premtimet që u thanë janë të paarritshme. Këtë mund ta thotë çdo ekonomist qoftë ai në sallë, brenda Vetëvendosjes apo edhe jashtë. Është e pamundur që me një buxhet prej 3 miliardësh të arrihen të gjitha ato që u thanë”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …