Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë, ka falënderuar të gjithë anëtarët për mobilizimin dhe organizimin në nivelin qendror dhe lokal për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme, më 9 shkurt. Ai është shprehur i lumtur se shumë qytetarë po e shohin PDK-në si alternativë për një Kosovë ma të mirë. Tani jemi në dy muajt më të rëndësishëm për ne si familje politike, për Kosovën si shtet, prandaj lëvizni çdo gur, siç i keni lëvizur për çdo fitore në të kaluarën. Punoni në qendrat tuaja dhe afroni njerëzit. Ashtu siç kemi vendosur të garojmë me slloganin Kosova mundet ma mirë, duhet ta dini që edhe PDK-ja mundet ma mirë! Të gjithë ne këtu mundemi ma mirë! Bashkë jemi më të fortë!”, ka thënë Bedri Hamza.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë
Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …