Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza favorizon krijimin e Qeverisë me LDK-në

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, mbajti një konferencë për media ku kritikoi procesin e numërimit të votave, duke theksuar se ai po i zbeh zgjedhjet dhe po krijon pasiguri për rezultatet përfundimtare. Hamza ka theksuar se është e preferueshme për të krijimi i një qeverie të re në bashkëpunim me LDK, dhe partitë tjera. Ai ka deklaruar se gjatë fushatës zgjedhore e ka bërë të qartë se është kundër “vijave të kuqe” për bashkëpunim me partitë e tjera, duke theksuar se nuk ka asnjë barrierë për të biseduar me asnjë parti politike ose politikan. Hamza shtoi se është i gatshëm të flasë me të gjithë dhe të zhvillojë bisedime me LDK-në, Aleancën, NISMA-n, dhe parti të tjera për formimin e institucioneve të reja. Jam i gatshëm me të gjithë të bisedoj. Ende nuk kemi arritur në fazën se si do të duket qeveria, por kur të vijë radha, do të jem shumë i përgjegjshëm dhe i përkushtuar që t’i japim vendit institucione të funksionuara,” tha Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Macron diskuton me Vuçiq për temat dypalëshe dhe integrimin Evropian të Serbisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij serb, Aleksandar …