Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, premtoi rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve nëse ai bëhet kryeministër. Shifrën do ta them në momentin e duhur, por premtoj që do të ketë rritje të madhe për të gjithë, përfshirë pensionistët e moshës, kontribut-dhënësit, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët. Hamza theksoi se nuk ka pasur rritje të pagave për më shumë se 10 vjet dhe se rritja mesatare prej 5% nuk është e mjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve. Ai shtoi se çmimet e produkteve elementare janë rritur ndjeshëm, ndërsa vlera e parave ka rënë. Bedri Hamza u zotua për krijimin e një fondi të veçantë për të kompensuar punëtorët që humbin vendin e punës për shkak të falimentimeve. Në lidhje me një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, Hamza tha se kjo nuk është diskutuar dhe se koalicionet nuk mund të bëhen pa pëlqimin e tij si kandidat konsensual i PDK-së. Ai shtoi se partia e tij është konceptualisht më afër LDK-së dhe AAK-së, por nuk vendos barriera për bashkëpunim me asnjë parti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …