Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje prej 50% të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta. Ai ka theksuar se kjo rritje është më e pakta që mund të bëjnë për ata që dhanë gjithçka për ne. ‘‘Për familjet e dëshmorëve rritje të pensioneve për 50%. Përtej kësaj nuk këna me i detyru familjet e dëshmorëve me zgjedh mes pensionit të moshës dhe pensionit të dëshmorit. Duhet me largu një pengesë ligjore që është e paarsyeshme që është me iu mohu atyre e drejta me punu në sektorin privat. Pse mos të punojnë ata? Për më tepër, do të ndaloj mohimin e të drejtës së veteranëve për t’u punësuar në sektorin privat dhe do të garantoj që familjet e dëshmorëve të ruajnë të drejtën për pensionin e moshës. Ma mirë për Kosovën, ma mirë për krejt qytetarët!’’, ka shkruar Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Kontrolloni gjithashtu
Ministritë përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit …