Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, thotë se pretendimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, se qenkam takuar me zyrtarë të Listës Serbe, është shpifje dhe gënjeshtër. Bedri Hamza Hamza thotë se në restorantin që përmend deputeti, Thaçi është takuar vetëm me kryetarët r Skenderajt dhe të Vushtrrisë. Bedri Hamza paralajmëron padi ndaj deputetit Halil Thaçi, i cili shkroi se kryetari i Mitrovicës ka takuar zyrtarë të Listës Serbe. Unë po të garantoj se do ta padisë nesër. Është rren, është shpifje, është gënjeshtër e pastër. Jo sot, por prej që kam qenë deputet në Kuvend, nuk jam takuar me zyrtarë të Listës Serbe. Deputeti, Halil Thaçi, ka shkruar se Hamza është takuar me zyrtarët e LS në një restorant në Milloshevë. Sot jam takuar me z. Fadil Nura edhe Ferit Idrizin në Amazona”, thotë Hamza.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …