Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se Memli Krasniqi nuk e ka asnjë kundërkandidat në garën për kryetar të partisë. Memli Krasniqi ka të gjitha cilësitë që duhet t’i ketë një lider. Ka qenë një garë e hapur. Fakti pse e kemi vetëm ai kandidat do të thotë që të gjithë jemi pajtuar që ta mbështesim Krasniqi në këtë proces. Nuk ka pasur ndikimi, gara ka qenë e hapur dhe kushdo që e ka ndjerë veten që është për këtë pozitë e ka pasur këtë të drejtë”, ka thënë Hamza, duke shtuar se gara me një kandidat edhe në këtë proces do të jetë demokratike. Në deklaratën e shpalljes së kandidaturës së tij për kryetar të ardhshëm, Memli Krasniqi ka thënë se PDK-ja ka nevojë për të hapur një kapitull të ri, një projekt politik për qytetarin e Kosovës.
