Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza nuk pret që Qeveria Kurti të realizojë premtimet dhe projektet e paraqitura me programin qeverisës, meqë sipas tij, të njëjtat nuk janë të reflektuara në buxhet. Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore, Hamza ka thënë se projektligji nuk është i duhuri dhe nuk reflekton nevojat e qytetarëve. Sipas tij, deficiti buxhetor ngelet në nivele të larta. Ai ka theksuar se nëse rritja ekonomike vjen borxhit publik atëherë ajo nuk është e qëndrueshme dhe sipas tij qeveria duhet të jetë e kujdesshme.
