Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza premtoi një rritje prej 50% të pensioneve për veteranët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se nuk ka arsye që veteranëve të luftës t’u kufizohet mundësia për të punuar në sektorin privat. Veteranët duhet të kenë mundësinë të përmirësojnë mirëqenien e tyre familjare dhe të kontribuojnë në ekonominë e vendit përmes pagimit të tatimeve. Hamza premtoi një rritje prej 50% të pensioneve për veteranët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, duke u zotuar se kjo do të realizohet brenda vitit të parë të qeverisjes së tij. Pensionin e moshës duhet ta marrin, sepse e garanton ligji. Ndërsa, atë të dëshmorit e marrin, sepse familja ka dhënë gjënë më të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Sipas tij, këto masa janë shprehje e respektit të shtetit ndaj kategorive që kanë dhënë kontributin më të madh për lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Takime “sekrete” Kurti-Limaj: Pasiguri për përmbajtjen dhe transparencën

Takimet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë …