Bedri hamza

Bedri Hamza: Qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e tij, por kësaj radhe me qytetarët e Vushtrrisë. Aj ka thënë se nëse mungon puna ekipore, atëherë edhe sukseset do të mungojnë. Sistemi arsimor, pensionet, digjitalizimi, kultura, drejtësia, prodhimtaria vendore dhe zhvillimi ekonomik, ka qenë disa prej sektorëve për të cilët Hamza ka marrë sugjerime konkrete në punëtorinë me qytetarët e Vushtrrisë. Unë edhe qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim. Është një përpjekje e përbashkët e jona për ta bërë Kosovën më të mirë!”, ka shkruar Hamza në postimin e tij, me videon e punëtorisë në Vushtrri. Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, deri më tani ka mbajtur punëtori me qytetarë për programin e tij në Gjakovë, Ferizaj, Kamenicë, Prizren dhe tani në Vushtrri.

Kontrolloni gjithashtu

Marrëveshjet e CEFTA-s dhe plani i ri i veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal në fokus në Samitin e 10-të të Procesit të Berlinit

 Udhëheqësit e Procesit të Berlinit nga Ballkani Perëndimor dhe disa shtete anëtare të BE-së u …