Kandidati i PDK-së, për Kryeministër, Bedri Hamza, ka lansuar videon e tij të parë, në të cilën bën thirrje qytetarëve të bashkohen me partinë dhe të angazhohen për një Kosovë më të mirë. Në videon e tij, Hamza ngre disa dilema dhe pyetje për qeverisjen aktuale, duke e sfiduar status quo-në. Ai i fton qytetarët të reflektojnë: “Më 9 shkurt, secili prej nesh duhet ta pyes veten: a e pranojmë Kosovën kështu si është sot apo e duam një Kosovë ku mund të bëjmë më shumë?” Në këtë kontekst, ai trajton çështje të rëndësishme si pagat, arsimi për rininë, mbështetje për bizneset dhe pensionet, duke pyetur nëse janë të mjaftueshme për të garantuar një jetë të denjë për qytetarët. Ai sugjeron se ekonomia, arsimi dhe shëndetësia mund të përmirësohen dhe se shpresa për një jetë më të mirë duhet të rikthehet te qytetarët.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …