Bedri Hamza: Shumica shqiptare i ka kthyer shpinën Vetëvendosjes dhe opozita ka marrë besimin për të formuar qeverinë e re

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se shumica shqiptare i ka kthyer shpinën Lëvizjes Vetëvendosje dhe se opozita ka marrë besimin për të formuar qeverinë e re. Në konferencën e parë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Hamza tha se PDK nuk do të bashkëpunojë me partinë e Kurtit, duke e akuzuar atë për kërkimin e “pushtetit absolut” dhe për mungesë të programit politik. Ai theksoi se zgjedhjet e fundit kanë treguar qartë vullnetin për ndryshim dhe se partia e tij do të punojë për të krijuar një qeveri që reflekton këtë vullnet. Ne do t’i japim qytetarëve qeverinë që ata e kanë votuar. Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen. Partia e parë ka të drejtën  për krijimin e qeverisë, por nëse ajo dështon, opozita është e gatshme të marrë përgjegjësinë dhe detyrat që i takojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Rexha: Kosova është gati për votim online, duhet të fillojmë me komuna të vogla

Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, Blerim Rexha, shprehu …