Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe aktivistëve të PDK-së, që më 2 nëntor, në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, të shkojnë në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës. ai ka thënë se prej momentit të nominimit të tij për Kryeministër, ka takuar qytetarë të shumtë nëpër lagje, fshatra e qytete të Kosovës, me dhe pa dallime politike, ku nëpërmes punëtorive dhe forumeve të ndryshme, ka dëgjuar dhe ka marrë ide nga ta për programin qeverisës. Deri më tani kemi përmbyllur kapituj shumë të rëndësishëm të historisë sonë, atë të lirisë, pavarësisë, demokracisë e shtetndërtimit. Së bashku do ta përmbyllim edhe kapitullin e zhvillimit të Kosovës. Ju ftoj të gjithëve, përtej dallimeve politike, që ta bëjmë këtë rrugëtim së bashku. Bedri Hamza ka thënë se Konventa e Partisë Demokratike është konventa e të gjithë njerëzve vullnetmirë që janë të gatshëm të angazhohen dhe të punojnë për një Kosovë më të mirë.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …