Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza thotë nëse Partia Demokratike e Kosovës vjen në pushtet pensionet do të ngriten 40%

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, ka folur për mundësinë e rritjes së pensioneve nëse PDK-ja vie në Qeveri. “Pensionet e pleqërisë, ato bazike janë të ulëta, pasi që jemi të vetëdijshëm se një pjesë e tyre nuk kanë pasur fatin të punojnë fare dhe me atë pension nuk mund të mbijetojmë. Nëse vetëm bëhet indeksimi, atëherë mund të bëhet ngritja e këtyre pensioneve për 40%. Pastaj kemi pensionet e kontribut dhënësve, që është e caktuar për 15 vjet e dikush me 14 vjet e 11 muaj nuk ka arritur të përfitojë nga këto pensione”, ka thënë ai. ”Kjo mund të ndryshohet dhe nëse ky kontribut dhënësi me 14 vjet nuk mund të marrë 100% të pensionit sa ai me 15 vjet kontribut, atëherë le të marrë 90%, pastaj tjetri 85% e kështu me radhë”, ka thënë Hamza në një debat.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …