leoni

Bedri Hamza: Duhet bëhet riformatizimi i qeverisë altuale ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja

Bedri Hamza thotë se Ministria e Financave tashmë e ka ndarë buxhetin nga fondi rezervë për mbajtjen e zgjedhjeve

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se tashmë kanë ndarë buxhetin nga fondi rezervë për mbajtjen e zgjedhjeve dhe sipas tij kjo çështje më nuk mund të diskutohet. Ai ka thënë se nuk ka ndonjë dallim domethënës në shpenzimin e rezervave shtetërore të Qeverisë Haradinaj nga qeveritë e mëparshme. Hamza ka thënë se liderët e partive tjera politike për të evituar shkarkimin nga partitë e tyre për shkak të humbjes së zgjedhjeve, kanë akuzuar PDK-në për “vjedhje të votave”. Hamza thekson se ai dhe ministri tjetër nga PDK, Abelard Tahiri, nuk kanë pranuar pagën me rritje ashtu siç bënë ministrat tjerë dhe kryeministri. Ai thotë se këtë e lejon teknikisht edhe ligji, duke u bërë pagesën sipas pagave të vjetra pa rritje. “Kam qëndruar pas qëndrimeve se rritja e pagës edhe për ministrat duhet të jetë me ligj. Unë nuk kam pranuar pagën me rritje”. Hamza ka thënë se pagat me rritje të gjithë punëtorët e sektorit publik do të fillojnë t’i marrin nga muaji dhjetor.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ka shfaqur gatishmërinë për të marr përgjegjësi për krijimin e Qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës ka shfaqur gatishmëri për të marr përgjegjësi për krijimin e Qeverisë. …