leoni

Bedri Hamza u premton grave në Shtime: Gratë duhet vetëm t’i prezantojnë projektet biznesore, financimin fillestar do ua garantojë shteti

Bedri Hamza u premton grave në Shtime: Gratë duhet vetëm t’i prezantojnë projektet biznesore, financimin fillestar do ua garantojë shteti

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë qëndrimit në qytetin e Shtimes, ka pasur një tubim edhe me gratë e kësaj komune. Ai ka thënë se gratë në Kosovë do të mbështeten me projekte konkrete, që ato të kenë hapësirë dhe mundësi për një jetë aktive ekonomike, sociale, kulturore dhe arsimore. “Për gratë, 30% subvencione për të gjitha ato që dëshirojnë me zgjeru biznesin. Për ato që dojnë me hapë biznes për herë të parë, përkrahje me grante, para pa kthim. Kanë me i prezantu idetë e tyre, vizionin e tyre, financimin fillestar ka me garantu shteti. Kandidati i PDK-së për Kryeministër  i ka takuar edhe banorët e Reçakut, ku ka thënë se mbetet një kujtesë e përhershme e nevojës për drejtësi. Bedri Hamza ka thënë se Reçaku është një thirrje për të mos harruar, por edhe për të punuar shumë për një të ardhme më të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim të jashtëzakonshëm në Ferizaj

Në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim …