Bedri Hamza: Votuesit e PDK-së mund të mos dalin fare në zgjedhje por nuk votojnë për asnjë parti tjetër

Bedri Hamza: Votuesit e PDK-së mund të mos dalin fare në zgjedhje por nuk votojnë për asnjë parti tjetër

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, nuk po i beson fort sondazheve që e nxjerrin Vetëvendosjen të parën me 46,2% e PDK-në të dytën me 16%. “Fillimisht duhet të shihet se sa është numri i votuesve që do të dalin në zgjedhje. A do të jetë numri i njëjtë që ka qenë, apo do të jetë numër më i madh i votuesve, sepse kjo ka shumë ndikim. 46% është ndryshe nëse është në 800 mijë, 900 mijë, apo 1 milion votues”, ka theksuar ai. Hamza, ka thënë se nuk pret që ky do të jetë rezultati real i zgjedhjeve të parakohshme që priten të mbahen në muajin janar ose shkurt. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, kur ka folur për rrëshqitjen e votuesve nga zgjedhjet e kaluara, është shprehur i bindur se një votues i PDK-së mund të abstenojë në këto zgjedhje, por asesi të votojë për një parti tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …