Bedri Islami; E kam humbur besimin se Berisha dhe këta që vranë shpresën do ndëshkohen nga SPAK-u siç e meritojnë!

Analisti dhe atdhetari i mirënjohur,  Bedri Islami, në një vështrim të tij të botuar në gazetën Dita ka  komentuar  kryeprokurorin e SPAK-ut, Altin  Dumani i cili deklaroi në Kuvend se “krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën dhe mjaft politikanë të rëndësishëm janë jo vetëm mbështetës, por edhe pjesë e krimit“.  Kjo për mua nuk ishte e papritur. Ishte dhe mbetet njëra nga gjërat më të njohura prej viteve, por fakti që, këtë e theksoi njeriu më i rëndësishëm i strukturës se sistemit të ri të drejtësisë, e bën edhe më të pranishme të vërtetën. Në Shqipëri, si në pak vende të tjera, krimi dhe politika kanë bashkërenduar që në muajt e parë të pluralizmit, kur njësitë e reja që po vinin në politikë, të deleguara apo jo, nuk mund të bënin pa ngritur këto struktura njësuese, të cilat, përmes dhunës fillimisht, e më pas përmes krimit të hapur, u vendosën si mbështetëse të politikës, deri sa një pjesë e tyre u bënë vendosës në politikë.

Besimi i njerëzve se një ditë do të gjykohen ashtu si e meritojnë këta,  që kanë drejtuar në 30 vitet e fundit, jo vetëm si persona publikë, por si precedentë të rrezikshëm politik e financiar, ka filluar të humbasë.

Kontrolloni gjithashtu

John Bolton

John Bolton parashikon kthimin e opsionit për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane, John Bolton, kishte  paralajmëruar se mund të rikthehet ideja për …